RTSH 24 Live

Sociale

Shërben në çdo fshat të Kukësit, veterineri 29-vjeçar u vjen në ndihmë fermerëve

19/09/2023

Shërben në çdo fshat të Kukësit, veterineri 29-vjeçar u vjen në ndihmë fermerëve

Veterineri Rexhep Peposhi prej 5 vitesh shërben pothuajse në çdo fshat të qarkut Kukës, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për bagëtitë e tyre.

Është vetëm 29 vjeç dhe me dëshirën e madhe për të punuar, tregon që këtë profesion e ka të trashëguar nga babai i tij.

Kam vazhduar nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, jam angazhuar me disa punë të vogla dhe praktik bashkë me babain, që atëherë fillojnë dhe hapat e para në veterinari. Jam gjendur pothuajse në të gjithë fshatrat e Kukësit nga skaji në skaj. Kjo është e ardhmja, sido të jetë puna Shqipëria do të jetë bagëti e bujqësi,” thotë Rexhepi.

Rexhepi na tregon se vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi i fermerëve që veterinerit ti drejtohen edhe për kontrolle rutinë të bagëtive të tyre dhe jo vetëm kur konstatojnë raste të rrezikshme.

Ka disa fermerë, ka disa fermerë të cilët presin raste rreziku për tu paraqitur në një veteriner kjo për shkak edhe të zonave sepse janë zona kaq të largëta sa vetëm një problem i madh mund të bejë që ta çojë veterinerin atje,” thotë Rexhep Peposhi.

Ka pasur mundësi të punojë edhe jashtë qytetit të Kukësit, por ka zgjedhur vendlindjen të zhvillojë më tej karrierën e tij. Ndryshe nga perceptimi i të tjerëve, veterineri thotë se ky profesion është një burim i mirë i të ardhurave financiare.

Gazetare: I. Bajraktari

/RTSH/