RTSH 24 Live

Lifestyle

Shenja të sigurta që keni të bëni me një ekspert manipulimesh

15/08/2021

Shenja të sigurta që keni të bëni me një ekspert manipulimesh

Shenjat më poshtë ju garantojnë me siguri që fatkeqësisht, partneri juaj është ekspert manipulimi. Kur sjelljet më poshtë kombinohen me njëra-tjetrën atëherë është koha për t’u alarmuar, shkruan Shkruan Bustle.

1. Ai shpesh i “zvogëlon” ndjenjat tuaja dhe ju ben te ndiheni sikur jeni duke e ekzagjeruar.

2. Shpesh ndiheni si të poshtëruara pasi s’kalon asnjë rast pa ju vënë në siklet përballë familjes/miqve.

3. Edhe për sjelljen e tij të keqe, ju fajëson ju!

4. Nuk pranon të japë shpjegime për veten duke pretenduar se ‘ju nuk do ta kuptoni’.

5. Partneri juaj ka gjithmonë nevojën për t’ju “parakaluar”. Nëse keni pasur një ditë e keqe në punë, dita e tyre ishte akoma edhe më e keqe.

6. Ai do të ndryshojë në mënyrë të vakët sjelljen e tij kur ju të jeni gati për të hequr dorë përfundimisht!

Këshilla më e mirë është: besoni tek vetja dhe zhdukni çdo pasiguri që ai përpiqet t’ju krijojë. Vetëbesimi juaj është hakmarrja më e mirë ndaj manipulimeve! Rrini të qeta dhe imagjinojeni veten në një flluskë mbrojtëse. Kur e takoni imagjinoni sikur ky është takimi juaj i parë dhe ju nuk keni një histori bashkë. Do të filloni t’i shihni gjërat ndryshe, citon Anabel. Hapi i radhës është komunikimi i shëndetshëm. Nëse mund ta bëni, ka ende shpresa për marrëdhënien tuaj!