RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Shëngjin, turisti rus gjendet i pajetë brenda apartamentit

28/06/2021

Shëngjin, turisti rus gjendet i pajetë brenda apartamentit

Një shtetas rus është gjetur i pajetë brenda një apartamenti në Shëngjin. Trupi i tij është konstatuar nga mesnata e kaluar, por ende nuk janë kryer veprimet, kjo ka bërë që të alarmohen edhe banorët e pallatit. Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini rreth 39 vjeç dhe dyshohet se ka humbur jetën para tre ditësh nga përdorimi i pijeve alkoolike. Policia thote se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.