RTSH 24 Live

Aktualitet

Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, bllokohet qarkullimi

28/11/2021

Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, bllokohet qarkullimi

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel - Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve. 

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadrom po punon për heqjen e gurëve. Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.