RTSH 24 Live

Aktualitet

SHÇBA prangos një drejtues të lartë të Policisë së Shtetit

03/12/2021

SHÇBA prangos një drejtues të lartë të Policisë së Shtetit

Një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që ka ekzekutuar një vendim të gjykatës së Elbasanit, që i ka dhënë ati masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e kallëzimit të rremë dhe mashtrimit.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është efektivi me inicialet F.A., me gradën Komisar dhe me detyrë shef në zyrën e kërkimit të njësisë “FAST” pranë Drejtorisë Operacionale të Policisë së Shtetit.

“Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në njoftim.