RTSH 24 Live

Botë

SHBA - Uragani Helene, mbi 60 viktima dhe dëme të shumta materiale

3 orë para

SHBA - Uragani Helene, mbi 60 viktima dhe dëme të shumta materiale

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA.

Në Karolinën e Veriut, më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura dhe furnizimet po transportohen me avion për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper.

Zyrtarët vazhduan shpëtimin e guximshëm me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi.

Ishte stuhia më e fuqishme në histori që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina, pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes.

Edhe pse uragan i Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Helene, e cila ishte një stuhi e kategorisë katër, doli në breg të enjten mbrëma dhe mbeti një uragan për gjashtë orë pasi arriti në tokë, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Uragani është i 14-ti më i fuqishëm që godet SHBA-në që nga fillimi i regjistrimeve. Me gjerësi afërsisht 675 km. Për shkak të madhësisë së tij të madhe, ndikimi i erërave të forta dhe shiut të dendur kanë qenë të përhapura në të gjithë Florida, Xhorxhia, Tenesi dhe Karolina.

/rtsh.al/