RTSH 24 Live

Botë

SHBA thirrje amerikanëve në Rusi: Largohuni menjëherë, mund t’ju rekrutojnë në ushtri

28/09/2022

SHBA thirrje amerikanëve në Rusi: Largohuni menjëherë, mund t’ju rekrutojnë në ushtri

Ambasada amerikane në Rusi ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët e saj në Rusi, duke paralajmëruar se autoritetet mund të refuzojnë të njohin shtetësinë amerikane të personave me shtetësi të dyfishtë pas njoftimit të mobilizimit të pjesshëm.

Rusia mund të refuzojë aksesin e tyre në ndihmën konsullore të SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë shtetas për shërbimin ushtarak.

Ambasada gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë në Rusi dhe se ata që jetojnë ose udhëtojnë në vend duhet të largohen menjëherë./ BBC

/rtsh.al/