RTSH 24 Live

Botë

SHBA/ Të shtëna me armë në paradën e 4 korrikut në Çikago, 6 viktima

04/07/2022

SHBA/ Të shtëna me armë në paradën e 4 korrikut në Çikago, 6 viktima

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 31 të tjerë janë plagosur pasi një person filloi të qëllonte me armë në paradën e 4 korrikut në Highland Park në një periferi të Çikagos.

Autori nuk është kapur ende, ndërsa mendohet të jetë një i ri i moshës 18-20 vjeç.

Parada filloi në orën 10.00 por pas pak nisën të shtënat me armë ku njerëz në panik dhe të gjakosur filluar të largoheshin me vrap.

Policia është në kërkim të autorit ku mendohet se mund të ketë qëlluar nga çatia e ndonjë ndërtese.  

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë brenda pasi situata mund të evoluojë me shpejtësi.

/rtsh.al/