RTSH 24 Live

Kosova

SHBA shpërndan 25 milionë doza, nga donacionet e vaksinave përfiton edhe Kosova

04/06/2021

SHBA shpërndan 25 milionë doza, nga donacionet e vaksinave përfiton edhe Kosova

Shtete e Bashkuara do të dhurojnë një sasi fillestare prej 25 milionë vaksinash të tjera shtesë përmes programit të OBSH, Covax. 6 milionë prej tyre do të shpërndahen direkt nga Shtëpia e Bardhë për aleatët dhe partnerët. Në listë përfshihet edhe Kosova. 

Po i ndajmë ato me një sërë vendesh, si në Amerikën Latine dhe Karaibe, Azinë jugore dhe juglindore dhe rreth Afrikës në koordinim me Unionin Afrikan. Do të ndihmojmë edhe fqinjët në hemisferën tonë, si Guatemalën dhe Kolumbinë e po ashtu partnerë të tjerë rreth botës me nivel të ulët vaksinimi si Rripi i Gazës, Ukraina, Kosova, Iraku dhe të tjerë”, tha Jake Sullivan, këshilltar për sigurinë kombëtare

Përmes një postimi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu në “mirënjohjen e thellë për dhurimin bujar të vaksinave kundër COVID-19. 

“Njoftimi i sotëm është edhe një shembull tjetër i mbështetjes së palëkundur që vendi ynë ka gëzuar historikisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani.

25 milionë dozat e dhuruara do të jenë nga vaksinat e papërdorura të Pfizer, Moderna dhe Johnson and Johnson dhe do t’u shton 76 milionë të tjera të shpërndara në kuadër të inciativës Covax.

Plani i shumëpritur për dhurimin e vaksinave vjen ndërsa në SHBA më shumë se 63% e të rriturve kanë marrë të paktën një doze dhe pasi pabarazitë globale në furnizimin me vaksina janë bërë më të dukshme./A2