RTSH 24 Live

Art

SHBA/ Qëllohet për vdekje reperi i njohur Takeoff

01/11/2022

SHBA/ Qëllohet për vdekje reperi i njohur Takeoff

Reperi amerikan Takeoff, pjesë e grupit Migos, është qëlluar për vdekje në moshën 28-vjeçare në Hjuston, Teksas. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, u vra teksa po këndonte në një festë private, ndërsa i plagosur mbeti edhe pjesëtari tjetër i grupit, Quavo.

Sipas policisë, reperi u qëllua nga ballkoni i një ndërtese, megjithatë autori nuk është identifikuar ende.

Grupi Migo ishin një nga grupet më me ndikim të brezit të tyre, ndërsa njohin disa hite ndërkombëtare duke përfshirë “Bad and Boujee”, “Versace” dhe “Walk It Talk It”./ BBC

/rtsh.al/