RTSH 24 Live

Botë

SHBA: Princi i Kurorës miratoi operacionin për “kapjen ose vrasjen” e Khashoggit

27/02/2021

SHBA: Princi i Kurorës miratoi operacionin për “kapjen ose vrasjen” e Khashoggit

Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018. Kjo thuhet në një vlerësim të deklasifikuar të zbulimit amerikan, bërja publike e të cilit të premten ishte planifikuar në mënyrë të tillë që të kufizonte dëmtimin e lidhjeve të SHBA-së me Arabinë Saudite raporton VOA

Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Ëashington Post”. Ai u vra në konsullatën e mbretërisë në Stamboll dhe trupi i tij u gjymtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.

"Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi", thuhej në raportin e publikar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

"Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salman si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”, shtohej në raport.

Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin në kundërshtim me një ligj të vitit 2019, Presidenti Joe Biden ia hoqi atij klasifikimin “sekret” , duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen.