RTSH 24 Live

Kosova

SHBA : Numërim votash në Arizona

17/07/2021

SHBA : Numërim votash në Arizona

Zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut të Arizonës kanë identifikuar më pak se 200 raste të manipulimit të mundshëm të votave nga më shumë se 3 milion vota të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-Presidentit Donald Trump ndërsa aleatët e tij vazhdojnë një rishikim të diskutueshëm të votave në qarkun më të populluar të shtetit. 
Një hetim i Associated Press gjeti 182 raste ku problemet ishin aq tëqarta saqë zyrtarët i referuan ato për shqyrtim të mëtejshëm. Deri tani, vetëm katër raste kanë sjellë akuza. Asnjë vote nuk është numëruar dy herë. Megjithëse ekziston mundësia që të dalin në pah raste të reja, shifrat tregojnë se pretendimet e Trump që mashtrimi dhe parregullsitë në Arizona i kushtuan atij votat e elektoratit të këtij shteti, nuk ka gjasa të vërtetohen. Sipas rezultateve përfundimtare të certifikuara, Biden fitoi 10,400 vota më shumë se Trump nga 3.4 milion të hedhura gjithsej.
Përfundimet e AP-së përputhen me analizat e mëparshme që tregojnë se mashtrimi i votuesve është i rrallë. Sistemi ka mekanizma të shumta për të parandaluar jo vetëm manipulimet, por edhe për t’i identifukuar ato nëse ndodhin.