RTSH 24 Live

Ekonomi

SHBA merr vendimin e rëndësishëm

18/03/2022

SHBA merr vendimin e rëndësishëm

SHBA merr vendimin e rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar në 18 Mars 2022 Departamentin Amerikan të Energjisë të eksportojnë miliarda metër kub gaz në drejtim të Europës. Në Shqipëri, kompania amerikane do të injektojë gazin e lëngshëm të naftës, nga Vlora në drejtim të Europës, nëpërmjet rrjetit trasballkanik të naftës, TAP.


Janë më shumë se 7,4 miliard metër kub gaz i lëngshëm i naftës që do të vijë në të gjitha vendet me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amërikës nuk kanë një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) ka lëshuar dy urdhra afatgjata që autorizojnë eksportet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), nga dy projekte aktuale të eksportit të LNG-së, në Luiziana dhe në Teksas. Sipas njoftimit zyrtar, eksportet shtesë mund t'i shiten çdo vendi me të cilin SHBA nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke përfshirë të gjithë Evropën.
Eksportuesit amerikanë të LNG-së tashmë po eksportojnë afër kapacitetit të tyre maksimal dhe porositë e reja afatgjatë i mundësojnë çdo projekti operativ të eksportit të LNG të SHBA-së të eksportojë kapacitetin e tij të plotë, në çdo vend ku nuk ndalohet nga ligji ose politika e SHBA.
Në Shqipëri, kompania shtetërore shqiptare e gazit, Albgaz, ajo amerikane Excelerate Energy L.P. (Excelerate), dhe kompania italiane Snam S.p.A (Snam) kanë nënshkruar në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit, mbi mundësitë e  bashkëpunimit për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij Memorandumi, Albgaz, Excelerate dhe Snam do të eksplorojnë së bashku zgjidhje, të cilat mund të furnizojnë potencialisht një impiant të depozitimit të gazit natyror në Shqipëri, duke ofruar kështu siguri energjetike në rajon.
Si një lider në teknologjitë e impianteve pluskuese të GNL-së, Excelerate ka siguruar energji të qëndrueshme dhe të pastër për tregjet mbarëbotërorë, duke zhvilluar dhe operuar 13 terminale GNL në botë. Ndërsa Snam është një nga pronarët dhe operatorët më të mëdhenj të infrastrukturës energjetike në botë dhe një aksioner kryesor në Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Njoftimi i fundit i Departamentit Amerikan të Energjisë, është në të njëjtën linjë me deklarimin zyrtar të Ministrisë Shqiptare të Energjisë për të filluar shumë shpejt furnizimin irreversibël të rrjetit TAP nga bregdeti i Vlorës.