Kompania Warner Bros njoftoi se Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Sipas kompanisë, filmi ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan.
Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer që po ashtu e ka pasur premierën të premten ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, njoftoi edhe kompania Universal Pictures.
Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.
Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue tha se për shkak të të dy filmave, kinematë kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.
Meqë dy filmat kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si "Barbenheimer".
Gazetar Artur Mata
/RTSH/