RTSH 24 Live

Aktualitet

SHBA ka dhuruar 22 milionë doza vaksinash për vendet që kanë nevojë

24/07/2021

SHBA ka dhuruar 22 milionë doza vaksinash për vendet që kanë nevojë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen. 
Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik. Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksinash do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera, ka shtuar ajo. Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit. 
Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra. 
Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve. 
Në nivel kombëtar, 56 për qind e popullsisë amerikane ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 
Varianti tejet ngjitës Delta, ka rritur numrin e të infektuarve me koronaviurus këtë javë në nivel global. 
Numri total i të infektuarve në botë ka arritur në 193 milionë, ndërsa i viktimave në 4.1 milionë.