RTSH 24 Live

Kosova

SHBA-ja thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë për krizën e emigrantëve

16/11/2021

SHBA-ja thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë për krizën e emigrantëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuar Rusinë që të përdorë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë lidhur me krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se po ndjekin nga afër krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi. "Jemi në kontakt me partnerët tanë evropianë që regjimi i Lukashenkos (presidenti bjellorus) të mbahet përgjegjës për këtë çështje. Në këtë janë të përfshirë edhe sanksionet", tha Psaki.

Duke informuar se në një periudhë të afërt nuk pritet bisedë telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, zëdhënësja Psaki tha se "I bëjmë thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë dhe që regjimi i Lukashenkos të ndalë abuzimin e tij ndaj njerëzve të dëshpëruar".

Mesazhi se Biden i "beson zv.presidentes Harris"

Psaki i është përgjigjur edhe lajmeve në shtypin amerikan se ka tensione mes zv.presidentes amerikane, Kamala Harris dhe administratës Biden dhe se Harris është mënjanuar. Ajo theksoi se "Biden u beson mendimeve të zv.presidentes Harris".

Duke vënë në dukje se Harris ka marrë përsipër misione të rëndësishme në administratë, Psaki e cilësoi Harris si "guximtare" dhe "partnere kyçe"./AA