RTSH 24 Live

Kosova

SHBA i bën thirrje Koresë së Veriut që të ndalë "provokimet" e saj

12/01/2022

SHBA i bën thirrje Koresë së Veriut që të ndalë "provokimet" e saj

SHBA i bëri thirrje për ndalimin e "provokimeve" Koresë së Veriut, e cila ka kryer testimin e raketës së avancuar hipersonike.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se ndalimi i provokimeve nga Koreja e Veriut e cila dje kreu testimin e raketës hipersonike do të jetë një tregues se ajo interesohet për dialogun dhe se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të jenë të gatshëm për dialog.

Më tej, Price shtoi se SHBA nuk ka vendosur ndonjë parakusht për rifillimin e negociatave me Korenë e Veriut.

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), testi i raketës hipersonike që u krye dje në vend u realizua me sukses.

Pretendohet se në testin që u ndoq nga lideri koreano-verior Kim Yong-un, u testua një raketë hipersonike e cila goditi me sukses objektivin në ujëra në një distancë 1.000 km.

Japonia dhe Koreja e Jugut më 11 janar njoftuan se Koreja e Veriut bëri një "testim raketor me një probabilitet të lartë për të qenë balistik". Dy vendet po ashtu njoftuan se raketa ka lëvizur në ajër me një shpejtësi 10 herë më të lartë se zëri.

Koreja e Veriut edhe më 5 janar deklaroi se "testoi me sukses një raketë hipersonike".