RTSH 24 Live

Kosova

SHBA heq kufizimet për të huajt e vaksinuar

17/10/2021

SHBA heq kufizimet për të huajt e vaksinuar

Duke filluar nga 8 nëntori, SHBA do të heqë kufizimet për udhëtarët ndërkombëtar të cilët janë plotësisht të vaksinuar ndaj covid 19, duke lejuar kështu qytetarë të dhjetra vendeve të ribashkohen me familjet e tyre si dhe të kenë mundësi të zhvillojnë udhëtime turistike në SHBA për të parën herë që nga fillimi I pandemisë. Asisten Skretari I shtypit I shtëpisë së bardhë, 
Kevin Munoz bëri të ditur përmes një postimi në tuiter se për udhëtarët që kanë marrë dy doza vaksine do të lejohen udhëtimet përmes ajrit dhe tokës për në SHBA. NË fillim të vitit të shkuar, SHBA ndaloi vizitorët nga më shumë se 30 vende, mes të cilëve Kina, Mbretëria e bashkur si dhe shumë vende europiane në përgjigje të pandemisë së Covid 19.
Ndërkohë në datën 20 shtator të këtij viti, shtëpia e bardhë kishte bërë të ditur se do të hiqte kufizimet në nëntor, por nuk dha detaje për datën e saktë se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Nën politikën aktuale, vetëm qytetarët amerikanë, anëtarët e më të afërt të familjeve të tyre, mbajtësit e kartës jeshile dhe ata që gëzonin përjashtim për shkak të interest kombëtar, mund të udhëtojnë në SHBA nëse dy javë para udhëtimit kanë qenë në vendet e kufizuar. 
Pasi të hiqen kufizimet në 8 nëntor, udhëtarët e huaj që hyjnë në SHBA nga ajri do t’u duhet të paraqesin një test negative të COVID, të kruer së fundmi dhe provën e vaksinimit para se të hyjnë në avion.