RTSH 24 Live

Kosova

SHBA, gjykata federale merr vendim në favor të emigrantëve që kthehen prapa nga kufiri meksikan

17/09/2021

SHBA, gjykata federale merr vendim në favor të emigrantëve që kthehen prapa nga kufiri meksikan

Gjykata federale në SHBA, me arsyetimin e shëndetit publik mori vendim që pengon administratën e presidentit Joe Biden të deportojë familjet emigrante me fëmijë që kapen në kufirin SHBA-Meksikë.

Gjykata rajonale Columbia në vendimin e saj prej 58 faqesh bëri të ditur se ka masa të mjaftueshme që mund të zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe theksoi se "Gjykata nuk është e bindur se transmetimi i COVID-19 do të pakësohet gjatë proceseve kufitare".

Vihet në dukje se vendimi do të hyjë në fuqi pas 14 ditësh.

Administrata e Bidenit kritikohej prej një kohe të gjatë për rikthimin e të rriturve dhe familjeve që kapeshin në kufirin jugor duke përdorur rregulloren e shëndetit publik për shkak të COVID-19.

Mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve, duke pretenduar që në këtë mënyrë deri më tani nga kufiri janë kthyer 958 mijë emigrantë, kanë shprehur kënaqësinë për këtë vendim të gjykatës.

Teksasi mbyll 6 pikat e hyrjes në kufi

Në anën tjetër guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, në një deklaratë tha se ka dhënë udhëzimin për mbylljen e 6 pikave të hyrjes në kufirin SHBA-Meksikë për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve.

"Neglizhenca e hapur e administratës së Bidenit për të kryer punën e saj dhe për sigurinë kufitare është e tmerrshme. Departamentit të Sigurisë Publike dhe Gardës Kombëtare të Teksasit i kam dhënë udhëzim për mbylljen e 6 pikave të hyrjes përgjatë kufirit jugor në mënyrë të që parandalohet pushtimi i shtetit tonë nga karvanet e migracionit", tha Abbott.

Duke pretenduar se institucionet përkatëse e kanë të pamundur të përballojnë kaosin e migracionit, Abbott tha se rajoni i Teksasit është i vendosur të mbrojë sigurinë kufitare dhe amerikanët./AA