RTSH 24 Live

Aktualitet

SHBA, Gjykata e Lartë bllokon urdhërin presidencial për vaksinimet

14/01/2022

SHBA, Gjykata e Lartë bllokon urdhërin presidencial për vaksinimet

Gjykata e Supreme në SHBA ka bllokuar një urdhër të presidentit Xho Bajden që u kërkon punonjësve të kompanive të mëdha që të vaksionohen ose të përdorin maska dhe të bëjnë çdo javë testin për Covid 19. Gjyqtarët e gjykatës më të lartë të vendit thanë se urdhëri tejkalonte autoritetin e administratës Biden. Nga ana tjetër, gjykata la në fuqi urdhrin për vaksinim të punonjësve të kujdesit shëndetësor.  
Admnistrata Biden thotë se urdhëra të tilla mund të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë. Vetë presidenti, ka shprehur zhgënjimin e tij për vendimin që sipas tij bllokon udhëzimet e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit e bizneseve të mëdha", udhëzime që sikurse tha "ishin të bazuara plotësisht në shkencë dhe ligj".  Biden u bëri thirrje drejtuesve të bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, dhe vuri në dukje se një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.