RTSH 24 Live

Botë

SHBA dhe Kina bien dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik

18/11/2023

SHBA dhe Kina bien dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Presidenti i SHBA-së Joe Biden drejtoi mledhjen e 30 -të joformale të Liderëve Ekonomikë të APEK-ut në San Francisko me temën “ Krijimi i një së ardhmeje të fortë dhe të qëndrueshme për të gjithë”. 

Ndryshimet e balancave të zhvillimit ekonomik në shekullin e fundit po përshpejtohen dhe ekonomia botërore po përballet me rreziqe e sfida të ndryshme. Dhe për këtë arsye SHBA dhe Kina si dy superfuqitë ekonomike të botës pritet të përkushtohen për të krijuar një tjetër 30-vjeçar bashkëpunimi ekonomik. 

Në mbledhjen e drejtuar nga Biden pjesë mori edhe presidenti kinez Shij Gjinping, i cili tha se Pekini është i gatshëm  të përpiqet me të gjithë palët të promovojnë bashkëpunimin për të arritur rezultate konkrete. Sipas tij për të pasur më tepër koordinim rritja ekonomike duhet të shoqërohet me risi, duhet të forcohet sisitemi tregatar shumëpalësh me OBT në qendër ku investimet e lira e të hapura, së bashkuu me shkëmbimet dhe zhvillmit tekniko-shkencore duhet të promovohen dhe mbohen nga rregullat. 

Në takim u tha po ashtu se duhet të zbatohet plotësisht Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Vazhdueshëm, ku një rëndësi të madhe ka dhe zhvillimi i gjelbër, që ka të bëjë me minimizimin e lëshimit të karbonit në hapsirë, reduktimin e ndotjes, zgjerimin e gjelbër dhe zbatimin e " Objektivave Ekonomike të Bangkok-ut".

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /