RTSH 24 Live

Botë

SHBA dhe Japonia së bashku përballë sfidave nga Kina

17/04/2021

SHBA dhe Japonia së bashku përballë sfidave nga Kina

Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi se SHBA-ja dhe Japonia do t’i bëjnë ballë së bashku sfidave të shfaqura nga Kina gjatë samitit të parë të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan dhe homologut japonez. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri japonez Yoshihide Suga në takimin e tyre në Uashington paralajmëruan përballjen e përbashkët kundër lëvizjeve gjithnjë e më këmbëngulëse të Kinës në rajon. “Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku për të zbuluar sfidat e shfaqura nga Kina dhe mbi problematika të tilla si Deti i Kinës Lindore dhe ai i Kinës Jugore por gjithashtu Korenë e Veriut”, theksoi presidenti demokrat gjatë një konferencë të përbashkët shtypi. Kryeministri japonez siguroi se të dy vendet aleate do të kundërshtonin çdo përpjekje nga Pekini për të  ndryshuar status quo-në me forcë ose intimidim në detet e Kinës Jugore dhe Lindore "Ne ramë dakord të kundërshtojmë çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim në detet e Kinës Lindore dhe Jugore dhe frikësimin e të tjerëve në rajon," tha Suga, vizitori i parë i huaj i Biden, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e SHBA.