RTSH 24 Live

Botë

SHBA dhe BE dënojnë dislokimin në Bjellorusi të armëve bërthamore ruse

27/05/2023

SHBA dhe BE dënojnë dislokimin në Bjellorusi të armëve bërthamore ruse

Bashkimi Evropian dënon marrëveshjen midis Moskës dhe Minskut për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, duke e quajtur atë "një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëmtë rrezikshëm".

“Regjimi bjellorus është bashkëpunëtor në luftën e paligjshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm në një deklaratë, duke i bërë thirrje Bjellorusisë që të “të ndryshojë vendimet që mund të kontribuojnë vetëm në rritjen e tensioneve në rajon dhe të minojnë Bjellorusinë.

BE-ja paralajmëron reagim të fortë ndaj vendosjes së armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.

“Çdo përpjekje për të përshkallëzuar më tej situatën do të përballet me një reagim të fortë dhe të koordinuar”, paralajmëroi Bashkimi Evropian në deklaratë. 

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka bërë me dije se transferimi i disa armëve bërthamore taktike nga Rusia në Bjellorusi ka filluar, sipas  CNN.

Të enjten që lamë pas, Rusia nënshkroi një pakt për Bjellorusinë që në territorin e kësaj të fundit të ruheshin armë bërthamore në një objekt, ndërtimin të cilit përfundon pas rreth një muaji. Ndërkohë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ministrat e mbrojtjes së dy vendeve, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko bëri të ditur se kishte nisur dislokimi i disa armëve.

/rtsh.al/