RTSH 24 Live

Botë

SHBA bombardon kufirin e Sirisë, vriten 17 luftëtarë iranian

27/02/2021

SHBA bombardon kufirin e Sirisë, vriten 17 luftëtarë iranian

“Diplomacia është kthyer”, ishin këto fjalët e presidentit Joe Biden në Konferencën e Mynihut javën e kaluar.

Po nga ana tjetër po bombardon Sirinë. Ishpresidentit Trump iu dheshën të paktën 4 muaj për të vendosur të sulmonte, ndërsa presidenti Biden në muajin e parë të detyrës  urdhëroi fushatën e tij të parë bombarduese- raporton The Guardian .

Objektivi i tij i parë ishte Siria lindore e populluar nga milicia iraniane, si shenjë hakmarrje për sulmet me raketa kundër trupave amerikane në Irak më parë këtë muaj.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha “Nën drejtimin e presidentit Biden, forcat ushtarake amerikane kryen sulme ajrore kundër infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetura nga Irani në Sirinë lindore”, Sipas Pentagonit, avionët luftarakë amerikanë hodhën shtatë bomba precize duke goditur shtatë objektiva, që përfshijnë një kalim të përdorur nga grupet e armatosura për të zhvendosur armët përtej kufirit.  

Me sa duket, Biden donte t’i sinjalizonte Iranit se do të paguante një çmim të rëndë nëse urdhëronte sulme kundër trupave amerikane, duke i bërë presion Uashingtonit për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Por duke bombarduar Sirinë për këtë arsye, Biden dëshmoi se si dështimi për t’u bashkuar  marrëveshjes bërthamore rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA-së – programi bërthamor i Iranit vazhdon të përparojë ndërsa SHBA dhe Irani janë  më afër se kurrë të një konfrontimi ushtarak.

Në vend që të rikthejë diplomacinë, Biden duket se po rikthehet në modelet e vjetra, aty ku diplomacia është thjesht një parullë në politikat e përqendruara në detyrimin, dhe jo në diskutime të mirëfillta- raporton The Guardian.