RTSH 24 Live

Kosova

SHBA, bie në 33 për qind mbështetja në popull për presidentin Biden

13/01/2022

SHBA, bie në 33 për qind mbështetja në popull për presidentin Biden

Një sondazh i kryer në SHBA zbuloi se vetëm një e treta e popullit është i kënaqur nga performanca e presidentit Joe Biden.

Në një sondazh që u zhvillua nga Universiteti Quinnipiac u vërejt se mbështetja në popull për presidentin Biden vazhdon të ulet.

Theksohet se 33 për qind e pjesëmarrësve nuk pëlqejnë performancën e Biden në presidencë.

Teksa 75 për qind e demokratëve pjesëmarrës në sondazh janë të kënaqur nga performanca e Biden, u theksua se vetëm 25 për qind e votuesve të pavarur nuk kanë pëlqyer performancën e Biden.

Ndërkohë, 57 për qind e pjesëmarrësve kanë theksuar se nuk janë të kënaqur nga performanca e Biden për ekonominë, 54 për qind e tyre jo të kënaqur për politikën e jashtme dhe 55 për qind jo të kënaqur nga performanca e Biden për luftën kundër COVID-19.

Administrata e presidentit Biden në periudhën e fundit kritikohet shpesh dhe humb mbështetje në sondazhe për shkak të rritjes së çmimit të benzinës, inflacionit që ka arritur kulmin në 39 vitet e fundit dhe arritjen në një nivel të lartë të rasteve me COVID-19.