RTSH 24 Live

Botë

SHBA – Bezos favorizon rritjen e taksave të korporatave

07/04/2021

SHBA – Bezos favorizon rritjen e taksave të korporatave

Shitësi më i madh në botë në botë Amazon, i cili është kritikuar prej kohësh për shmangien e taksave, është në favor të rritjes së taksave të korporatave në SHBA, theksoi shefi ekzekutiv i kompanisë Jeff Bezos në një deklaratë.

Komentet e themeluesit të Amazon janë bërë në lidhje me një program infrastrukture dy trilionë dollarëshe që po planifikon presidenti i SHBA Joe Biden, i cili do të financohet pjesërisht nga taksimi më i lartë i korporatave.

“Ne mbështesim fokusin e administratës së Biden për të bërë investime të guximshme në infrastrukturën amerikane”, tha Bezos në një deklaratë në blogun e kompanisë.

“Ne e pranojmë që ky investim do të kërkojë koncesione nga të gjitha palët, si për specifikat e asaj që përfshihet dhe mënyrën e pagimit (ne jemi në favor të një rritje në normën e taksës së korporatave).”

Më parë gjatë javës, sekretarja e Thesarit e SHBA Janet Yellen bëri thirrje për një normë minimale globale të taksave për kompanitë që punojnë ndërkombëtarisht.

Çështja pritet të diskutohet midis ministrave të financave të G20 në një videokonferencë ditën e sotme.

Për vite, kompanitë e teknologjisë amerikane si Amazon dhe Google kanë qenë në shënjestër sepse, në sytë e kritikëve, modeli i tyre i biznesit do të thotë që ata paguajnë shumë pak taksë në tregjet individuale. /ATSH