RTSH 24 Live

Televizion

Sfidat në SHBA të këngëtarit, Vedat Ademi: Për projektet e mëdha muzikore duhet të kesh lidhjet e duhura

17/11/2023

Sfidat në SHBA të këngëtarit, Vedat Ademi: Për projektet e mëdha muzikore duhet të kesh lidhjet e duhura

Këngëtari dhe kantautori i njohur Vedat Ademi është shprehur në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është vendosur aktualisht bashkë me familjen, duhet të kesh lidhjet e duhura për të krijuar projekte të mëdha muzikore.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova është e mbushur me talente në fushën e muzikës por jo të gjithë ia dalin.

Këngëtari Ademi nënvizoi se ka krijuar të njëjtën atmosferë gjatë këndimit të këngëve të tij edhe në SHBA që ka prodhuar më parë në Shqipëri.

Ndonjëherë është pak e vështirë se nuk njeh mentalitetin. Duhet të kesh njohjet e duhura. Talente ka pafund, në Shqipëri dhe në Kosovë por jo të gjithë ia dalin të çajnë tregun. Kam treguar që di ta bëj shumë mirë atë gjë. Siç e kam bërë në Shqipëri, të njëjtën atmosferë kam bërë edhe atje dhe jam ndjerë shumë mirë. Për projektet e mëdha është pak e vështirë sepse duhet të kesh njohjet e duhura”, u shpreh këngëtari Ademi.

/rtsh.al/