RTSH 24 Live

Aktualitet

Sfidat e nxënësve që studiojnë në shkollat me kohë të pjesshme

23/11/2020

Sfidat e nxënësve që studiojnë në shkollat me kohë të pjesshme
shkolla part-time në Korçë

Në shkollën e mesme me kohë të pjesshme “Ymer Dishnica” në qytetin e Korçës, janë të rregjistruar 144 nxënës, prej të cilëve 60 janë femra. Rreth 60% e nxënësve i përkasin moshës nga 25-40 vjeç. Në këtë shkollë studiojnë edhe 9 persona me aftësi të kufizuara, të cilët hasen me vështirësi të shumta gjatë ndjekjes së studimeve. Ne kemi intervistuar njërën prej tyre.

Në shkollën e mesme me kohë të pjesshme “Ymer Dishnica”, vihet re fenomeni i braktisjes së shkollës. Sipas nëndrejtorit të shkollës Vladimir Tontonozi, pothuajse çdo vit shkollor rreth 12% e nxënësve skualifikohen për shkak të numrit të mungesave, kur plotësojnë mbi 30% mosfrekuentim të orëve mësimore vjetore. Arsyeja kryesore është se pjesa më e madhe e këtyre nxënësve janë në marrëdhënie pune.

Nga informacionet e marra pranë kësaj shkolle mësojmë se në të mungon shërbimi psikosocial. Duke marrë parasysh faktin se kjo shkollë frekuentohet edhe nga persona me aftësi të kufizuara del si domosdoshmëri punësimi i një psikologu apo punonjësi social, për tu dhënë mundësi të barabarta nxënësve që ndjekin studimet pranë kësaj shkolle.