RTSH 24 Live

Sociale

Sfida mes tymit dhe avullit, ekspertët: Cigaret elektronike dëme tek adoleshentët

26/05/2023

Sfida mes tymit dhe avullit, ekspertët: Cigaret elektronike dëme tek adoleshentët

18% e djemve dhe 14% e vajzave në grupmoshën e adoleshencës janë duhanpirës. Shifrat e trefishurara brenda 7 vitesh i përkasin matjeve që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas ekspertëve zëvendësimi i tymit të duhapirjes klasike me avullin e cigares elektronike nga adoleshentët, po kthehet në sfidë për autoritetet e Shëndetit Publik.

Duhanpirja në Shqipëri ka ulur ndjeshëm moshën e përdoruesve dhe numri I adoleshentëve që tymosin është trefishuar brenda 7 vitesh. Shifrat alarmante vijnë nga ekspertët e shëndetit public të cilët e konsiderojnë reduktimin e këtij risku si tepër emergjente

Ajo që po shqetëson shumë ekspertët është përdorimi në përmasa epidemike i cigareve elektronike nga të rinjtë, ku dëmet në shëndet janë të mëdha

Roland Shuperka thotë se cigaret elektronike janë pozitive për duhanpirësit tradicionalë, sepse zvogëlojnë dëmet në shëndet por jo të përqafohen nga të rinjtë

Sfida mes tymit dhe avullit që ka prekur shoqëritë anembanë botës ishte një nga temat e diskutimeve të  kërkuesve nga vende të ndryshme të rajonit që u mblodhën në Tiranë në konferencën e 9-të reduktimit të dëmit dhe shëndeti.

Sonila Mlloja

/RTSH/