Në prag të sezonit të ri turistik 2023, qeveria ka vendosur që të bëjë një rishpërndarje fondesh ndërmjet ministrisë së Financave dhe asaj të Turizmit, lidhur me promovimin e destinacioneve turistike.
Sipas vendimit, ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Tregu i punës”, do t''i pakësohet fondi prej 45 000 000 lekësh.
“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Zhvillimi i turizmit”, i shtohet fondi prej 45 000 000 lekësh për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike në turizëm.”- thuhet në vendim.
/rtsh.al/