RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni veror, Gjirokastra me bujtina të reja, agroturizmi në zonat rurale

19/05/2022

Sezoni veror, Gjirokastra me bujtina të reja, agroturizmi në zonat rurale

Tashmë që sezoni veror ka nisur edhe bizneset e agroturizmit po përgatititen duke shpresuar në një numër të lartë vizitorësh.

Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër përgjatë viteve të fundit ka bërë që edhe në zonat rurale të aktivizohen në hapjen e bujtinave pritëse, apo bareve e restoranteve tradicionale.

Marsel Sula i cili prej disa vitesh mirëpret vizitorë në fermën e tij të ndërthurur me një ambjent turistik thotë se Gjirokastra është vendi ideal për të pushuar.   

Por në këtë sektor ka ende për të përmirësuar përsa i përket problematikave të ndjeshme gjatë këtij sezoni lidhur me infrastrukturën.

Çdo vit e më shumë duke ju referuar edhe statistikave të zyrave turistike, pronarët e bujtinave përpiqen çdo vit e më shumë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve ndërsa shpresojnë për një sezon të mbarë turistik. 

/rtsh/