RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni turistik në Vlorë, prefekti mbledh strukturat

29/03/2023

Sezoni turistik në Vlorë, prefekti mbledh strukturat

Për një sezon turistik sa më të organizuar dhe të sigurt prefekti i qarkut të Vlorës ka organizuar një takim me prezencën e operatoreve turistikë, përfaqësuesve të kapitenerisë, doganës, policisë kufitare. Prefekti u ka kërkuar strukturave që të merren masat për të qenë sa më parë gati për sezonin veror.

Operatorët turistik kanë raportuar si kërkesa të tyre mundësitë për furnizimin me energji elektrike, ujë dhe karburant.

Për Festim Skëndaj përfaqësues i portit të Vlorës tregon se porti detar ka marr masa për të përballuar fluksin përgjatë sezonit veror.

Nga te dhënat sezonin veror të kaluar ishte 12 numri i anijeve turistike që operuan në Vlorë ndërsa ky sezon turistik pritet që të ketë fluks turistësh dhe anijesh që sjellin vizitorë në plazhet e rivierës joniane.

/rtsh.al/