RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni i shitjes së patates në Divjakë/ Fermerët: Shqetësim, rënia e rendimentit të prodhimit dhe kostot e larta

27/05/2023

Sezoni i shitjes së patates në Divjakë/ Fermerët: Shqetësim, rënia e rendimentit të prodhimit dhe kostot e larta

Fermerët e Divjakës, janë në sezonin e shitjes së patates. Këtë vit  çmimi mbetet sërish i lartë. Por, shqetësim për fermerët është rënia e rendimentit të produktit, për shkak të dëmit që shkaktoi i ftohti dhe ngricat në fillim të Pranverës.

Prodhuesit e patates pohojnë se ky produkt po tregtohet me 70 lek për kg, por ata janë të pakënaqur pasi kostot janë tepër të larta.

Ulja e sasisë së prodhimit të patates nuk ka patur shumë ndikim në çmim. Një muaj më parë ajo u tregtua mbi 100 lekë për kg, duke shënuar çmimin më të lartë që ka pasur ndonjëherë patatja.

Ndërsa, në tregun e pakicës ajo shitet dyfish më shtrenjtë, krahasuar me çmimin që ofron fermeri prodhues.

/RTSH/