RTSH 24 Live

Televizion

Sezoni i ri televiziv në RTSh

31/08/2021

Sezoni i ri televiziv në RTSh

Për herë të parë, Bordi i ri Artistik i RTSH-së, mori në shqyrtimin projeket e prodhimeve televizive që transmetuesi pubik do t’u ofrojë shikuesve në sezonin e ri televiziv, që pritet të nis në shtator. Bordi vendosi të miratojë 4 propozime, projektin për emision mëngjesi me autore Kozeta Kurtin, emisionin e pasdites me autore Fjodora Fjora dhe Iva Tiço, si dhe dy emisione mbrëmjeje, njëri prej tyre ka autore Valbona Selimllarin dhe tjetri Blerta Tafanin.

Ndërkohë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së, ka mbërritur një numër i lartë propozimesh, të cilat do të shqyrtohen nga Bordi Artistik i RTSH në mbledhjet e radhës. Bordi i ri artistik i RTSH-së u zgjodh ne fund të muajit qershor. Në përbërje të tij janë personalitete të artit e kulturës, si kineasti Stefan Gajo, regjisorja Driada Dervishi, muzikanti Oleg Arapi, gazetari Lorenc Vangjeli, si dhe kritiu i artit Josif Papagjoni, i cili u zgjodh sot, në mënyrë unanime, kryetar i këtij Bordi .