RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Sërish trazira në Shkup, kreu i VMRO-DPMNE në opozitë pretendon se kanë tentuar ta vrasin gjatë protestës kundër propozimit francez

07/07/2022

Sërish trazira në Shkup, kreu i VMRO-DPMNE në opozitë pretendon se kanë tentuar ta vrasin gjatë protestës kundër propozimit francez

Ka përshkallëzuar sërish në akte dhune Protesta nen moton ultimatum? Jo faleminderit e mbatjur mbrëmjen e së mërkurës para kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku protestuesit kanë hedhur qindra fishekzjarre tymi, mjete piroteknike dhe shishe qelqi në drejtim të kordonit policor që siguronte ndërtesën e organit legjislativ .

Sipas ministrisë së punëve të brenshme dy policë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që polcia bëri të ditur se është ndaluar edhe një person që po lëvizte drejt Kuvendit duke mbajtur me vete një çekan dhe gurë. Protestuesit mbrëmë hodhën gurë në drejtim të statujës së Skënderbeut në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, dhe kanë dëmtuar prona dhe automejete të shqiptarëve. Ata hasën në rezistencë nga shqiptarët të cilën nuk i lejuan protestuesit të vazhdojnë drejt lagjes Çarshisë së Vjetër në kryeqytet. Para kuvendit, ata gjithashtu dogjën fotografitë e deputetëve të shumicës të cilat i kishin vendosur në një pankartë të madhe.

Protestat po mbahen kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes rreth të shkuarës dhe çështjes së identitetit maqedonas dhe të hapet rruga e anëtarësimit europian të vendit. Opozita këmbëngunl  që propozimi francez nuk është aspak i pranueshëm për ta, për faktin se sipas tyre, kërkesat bullgare cënojnë, identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.

Kreu i VMRO-DPMNE Hristjan Mickoski u shpreh të mërkurën se protestat do të vijojnë, ndërkohë që sipas tij,  me një qasje të zgjuar dhe racionale mund të ndryshohet edhe “propozimi francez”. Mickoski ndërkohë ka bërë të ditur në Facebook se një nga protestuesit kishte dashur ta vrasë , ndërsa publikoi një foto të një grupi qytetarësh ku pretendoi se njëri prej tyre, I pajisur me armë zjarri,  ishte personi që donte ta vriste. Fotoja Policia ka ndaluar personin e akuzuar nga Mickoski, dhe mediat raportojnë se ai është Isuf Koka, pronar i dy dyqaneve në sheshin skënderbeu.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti stevo pendarokvski dënoi dhunën dhe incidentin në sheshin skërnderbeu, duke theksuar se është e papranueshme nxitja e dhunës ëpr qëllime politike. - Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.

/rtsh/