RTSH 24 Live

Kosova

Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës

05/11/2022

Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës

Lista Serbe vendosi këtë të shtunë që të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës. Vendimi u publik pas takimit në Zvecan të përfaqësuesve politikë dhe insitucionalë të serbëve të veriut të Kosovës. 
Goran Rakic, kreu i listës serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë,  tha pas takimit se serbët kishin vendosur të largoheshin nga të gjitha institucionet e Kosovës deri në momentin që Prishtina të tërhiqte vendimet për riregjistrimin e automjeteve dhe të mundësonte krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. 
"Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që serbët të largohen  nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", tha ai.
Vetë Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit për komunitet dhe kthim në qëverinë Kurti. 
Ndërsa zëvendëskryetari  Listës Serbe Igor Simiç bëri të ditur se dorëheiqej nga posti i deputetit të kuvendit të Kosovës, sëbashku me nëntë deputetët e tjerë të kësaj force.  Njësoj kanë vepruar edhe kryetarët e komunave, të gjyqësorit dhe policisë. Këta të fundit, pas takimit, hoqën menëjherë uniformat e tyre. 

Takimi i zhvilluar këtë të shtunë u thirr pasi autoritetet e kosovës vendosën të pezullonin drejtorin e policisë për rajonin e veriut Nenad Gjuriç i cili refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për zëvendësimin me targa RKS të targave të auotmjeve që janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe përmbajnë akronime në serbisht të qyteteve të kosovës.  
Ndërkohë për situatën në Kosovë, këtë të shtunë u mblodh edhe qeveria serbe në Beograd, ku mori pjesë presidenti Vuçiç, takim edhe ky i mbajtur me dyer të mbyllura. Por pas takimit Vuçiç deklaroi se, Serbia nuk do të hiqte dorë nga “politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”.  
Një ditë më parë Vuçiç u takua me të dërguarin  e Bashkimit Europian  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,i cili tha se me Vuçiçin kishte patur një diskutim të gjatë të vështirë, por të drejtë. “Mbështetem tek sjellja e përgjegjshme e të gjithëve për të treguar vetëpermbajtje për siguri dhe qëndrushmëri. Dhuna duhet të shmanget. Me Vuçiçin ramë dakord se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen plotësisht", shkruajti Lajcaku në Twitter.