RTSH 24 Live

Kronika

Sekuestrimi i kokainës në Frakull, akt-ekspertiza: Në 400 thasët me pleh kimik u gjet 485.5 kg kokainë!

09/02/2023

Sekuestrimi i kokainës në Frakull, akt-ekspertiza: Në 400 thasët me pleh kimik u gjet 485.5 kg kokainë!

Thasët me pleh, brenda të cilave u gjet lëndë narkotike në Frakull të Fier, rezultuan se kishin kokainë. Ky është përfundimi i akt-ekspertimit. Sipas ti në 400 thasë me pleh kimik, janë gjetur 485.5 kg kokainë. 

Në pranga kanë rënë 10 persona, të cilët ende po hetohen nga SPAK dhe çështja është Në GJKKO. 
 
Kujtojmë se Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet nga SPAK  si personi kyç i trafikimit të 430 kilogram kokaine nga nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. 

Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masat e sigurisë "arrest në burg" për 10 personat e arrestuar për laboratorin e Fierit.
Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. 

Edhe personat e tjerë kanë pasur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm. 

Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. 

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik, ku u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. 

Lënda narkotike u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator.

Të arrestuarit janë: Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona, ndërsa 1 tjetër është në kërkim.

Ata akuzohen për veprën penale: “Grup të strukturuar kriminal”.

 

/ rtsh.al /