RTSH 24 Live

Aktualitet

Sekuestrimi i 430 kg kokainë, Prokurori i SPAK: Vlera 40 milionë euro, një nga financuesit është shqiptar! Plehu u ngarkua në Kolumbi

25/11/2022

Sekuestrimi i 430 kg kokainë, Prokurori i SPAK: Vlera 40 milionë euro, një nga financuesit është shqiptar! Plehu u ngarkua në Kolumbi

Kreu i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Adnan Xholi në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë dhënë detaje mbi sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë me vlerë 40 milionë euro të fshehura në një kontenierë me pleh kimik artificial.

Prokuroria Adnan Xholi bëri me dije se ngarkesa është bërë në muajin maj në Portin e Kolumbisë me porosi të shtetasve shqiptarë. Sipas prokurorit, një prej financuesve shqiptarë me banim në Shqipëri, është arrestuar.

Është regjistruar që në fund të korrikut një procedim penal për Trafikim të lëndëve narkotike. Ky procedim që në momentin e referimit është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Policisë së Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, dhe disa agjensi të huaja ndërkombëtare dhe autoritetet malazeze të drejtësisë.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në Portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial në kontenier me destinacion Ireon e Greqisë tranzit për në portin e Barit Malit të Zi me porosi të shtetasve shqiptarë të Shqipërisë.

Nga autoritetet e Malit të Zi është aplikuar metoda e dorëzimit të kontrolluar dhe nga momenti i regjistrimit penal e në vijim kanë filluar veprimet procedurale nën mbikqyrjen e Gjykatës së Posaçmne. Nga verifikimet porositësi i mallit ishte shtetas shqiptar që në fillim të 2022 kishte hapur aktivitet në Shqipëri për importin e plehrave dhe mallrave të tjera. Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në shtator 2022 kanë vijuar veprimet e zhdoganimit, transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri ditën e djeshme që u bë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në territorin e Farkës së Madhe në qytetin e Fierit.

Nga ana e Gjykatës së Posaçme janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 11 personave dhe kontrollin e 14 ambienteve të ndryshme. Janë ekzekutuar 10 masa sigurimi dhe të gjitha masat për kontrollet e banesave. Janë sekuestruar 15 910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjuetie dhe 20 paleta me rreth 24 ton pleh artificial që përmban sasi të lëndës narkotike kokainë, prej 430 kg me vlerë 40 milionë euro. Çështja është regjistruar për grup të strukturuar kriminal. Për atë që është në Shqipëri është shtetas shqiptar me banim në Shqipëri”, tha Xholi.

Ndërsa kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se nuk ka pasur rrjedhje informacioni lidhur me hetimet e nisura disa muaj më parë. Teksa nuk ka informaicone lidhur me identitetet e autorëve, Kraja u shpreh se gjatë hetimeve ka patur një bashkëpunim të shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese jashtë vendit dhe strukturat e zbatimit të ligjit me Malin e Zi. 

“Procedim i regjistruar në muajin korrik të këtij viti për të cilën kanë punuar në mënyrë shumë të ngushtë dhe bashkëpunuese strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin e SPAK.

Vlen për tu theksuar se ka pasur bashkëpunim të ngushtë me agjenci ligjzbatuese jashtë vendit dhe strukturat e zbatimit të ligjit me Malin e Zi.  Qëndrueshmëria  e grupit që ka hetuar për t’i shkuar deri në fund të autorëve, organizatorëve, mekanizmit”, tha Kraja.

/rtsh.al/