RTSH 24 Live

Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PD i përgjigjet Metës: Lexo Kushtetutën! Gjuha e foltores nuk ti zgjidh hallet

25/01/2022

Sekretari i Përgjithshëm i PD i përgjigjet Metës: Lexo Kushtetutën! Gjuha e foltores nuk ti zgjidh hallet

Pas replikave të ashpra të presidentit Ilir Meta, në adresë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, lidhur me vënien në lëvizje të Gjykiatës Kushtetuese, ka reaguar numri 2 i PD. Në mbështetje të argumentave të selisë qëndrore të PD kundër zotit Meta, sekretari i Përgjithshëm i saj, Bardhi, i ka treguar kreut të shtetit vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vënien në lëvizje të kësaj gjykate. Zoti Bardhi e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga ana e presiderntit Meta si „gjuha e foltores”.

“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese“, komenton Bardhi.