RTSH 24 Live

Politikë

Sekretarët e KZAZ-ve, KQZ: PD, PS dhe LSI, kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet

21/01/2021

Sekretarët e KZAZ-ve, KQZ: PD, PS dhe LSI, kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet

KQZ bën me dije se Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate kanë dorëzuar brenda afatit propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, të cilat u morën në shqyrtim. Sipas KQZ, rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.

"Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate. Këto parti politike dorëzuan brenda afatit propozimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së. Sipas procedurave ligjore, në rastet e konstatimit të mangësive apo parregullsive, partitë politike u njoftuan për plotësimin e dokumentacionit. Aktualisht, ka përfunduar shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve. Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.", njofton KQZ.