RTSH 24 Live

Botë

Scholz vizitë 2 ditore në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Prishtinë, pritet nga Albin Kurti

10/06/2022

Scholz vizitë 2 ditore në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Prishtinë, pritet nga Albin Kurti

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur një vizitë dy ditore në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të kësaj vizitë, Scholz ka mbërritur pak më parë në aeroportin e “Adem Jashari” ku është pritur nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ambasadori gjerman Jorn Rhode. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Kurti teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga pritja e Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë.

Avioni i Scholz ka mbërritur në aeroport rreth orës 09:45 minuta dhe në orën 10:45 do të takohet me Kurtin në Kryeministri. Stacionet e radhës ku do të ndalet Scholz në vizitën e tij janë Serbia, Maqedonia e Verit, Bullgaria si dhe Greqia, duke përjashtuar nga vizita Shqipërinë. Në fokus të bizedimeve të tij në takimet që do zhvillojë, do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

/rtsh.al/