RTSH 24 Live

Botë

Scholz: Putin s’mund të fitojë më luftën me Ukrainë, por të ulet për negociatat e paqes

23/11/2022

Scholz: Putin s’mund të fitojë më luftën me Ukrainë, por të ulet për negociatat e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin "nuk mund të fitojë më në fushën e betejës, kjo duket e qartë", tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin qipriot Nikos Anastasiadis në Berlin, Scholz bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të terrorit të bombardimeve të Rusisë kundër popullsisë civile.

"Nuk është vetëm e padurueshme, por një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që Rusia ka hedhur bomba kundër infrastrukturës civile në Ukrainë për javë të tëra," tha Scholz.

Kancelari tha gjithashtu se veprimet e Rusisë treguan edhe një herë "sa i pamëshirshëm” është Putin në luftën që filloi nëntë muaj më parë .

“Kjo është arsyeja pse apeli im për Putinin mbetet: ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni trupat tuaja plotësisht nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me Ukrainën”, tha Scholz.

/rtsh.al/