RTSH 24 Live

Kosovë

Scholz: Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

09/05/2023

Scholz: Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Në ditën e Europës, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz  nënvizoi nevojën për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe reformat në vendet anëtare duhet të vazhdojnë" tha Scholz në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës.

Scholz i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE.

Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë. Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet”, bëri thirrje kancelari gjerman.  

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian.

/rtsh.al/