RTSH 24 Live

Politikë

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”/ Tabaku: Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln €

29/09/2022

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”/ Tabaku: Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln €

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar mbi planin e shërbimit satelitor, nëpëmjet të cilit do të verifikohen edhe ndërtimet pa leje në vend. Në një postim në rrjetin social Twitter, Tabaku shkruan se e gjitha kjo është një justifikim cinik nga ana e kryeministrit Edi Rama për tenderin me vlerë 5.7 mln €.

Për Tabakun plani për satelitët është i panevojshmën pasi çështja e ndërtimeve pa leje është e dukshme në vendin tonë.

ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet droni 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon Shqipërisë sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre”, shkruan Tabaku.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë do të marrin fund ndërtimet pa leje në Shqipëri pasi me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të pikasen që në momentin që do të nisin punimet.

/rtsh.al/