RTSH 24 Live

Aktualitet

Sarandë/ Nuk respektoi zonën e kufizuar me mjetin lundrues, Policia Kufitare gjobit 110.000 lekë një shtetas

14/08/2022

Sarandë/ Nuk respektoi zonën e kufizuar me mjetin lundrues, Policia Kufitare gjobit 110.000 lekë një shtetas

Policia Kufitare vijon kontrollet në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë nëpër plazhe. Në kuadër të këtij angazhimi, policia e Sarandës bëri të ditur se ka bllokuar gjatë ditës së sotme një tjetër mjet lundrues skaf, si dhe ka ndëshkuar në masën e plotë me 110.000 lekë pronarin e një mjeti lundrues, i cili nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, dhe se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf, duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, ka bllokuar 54 mjete lundruese, ndërsa në total janë bllokuar 86 mjete lundruese, për të cilat janë konstatuar mangësi në dokumentacione.

/rtsh.al/