RTSH 24 Live

Kronika

Sarandë, ndërtoi pa leje, arrestohet 59-vjeçari

17/10/2021

Sarandë, ndërtoi pa leje, arrestohet 59-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan një shtetas, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje një objekt në oborrin e banesës së tij. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Sarandës vijon punën në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje.