RTSH 24 Live

Sociale

Saranda, perla e turizmit shqiptar, destinacion i preferuar për pushime

01/08/2024

Saranda, perla e turizmit shqiptar, destinacion i preferuar për pushime

Saranda mbetet një nga destinacionet e preferuara të pushimeve, jo vetëm për turistë të huaj, por dhe për ata shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Shumë shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur që pushimet verore t’i kalojnë në bregdetin e Sarandës me familjarët e tyre.

I tillë është edhe çifti Asllani nga Vushtria, të cilët prej shumë vitesh jetojnë në Suedi, por këtë vit kanë preferuar të shijojnë plazhet mahnitëse dhe çdo gjë që ofron qyteti.

Po kalojmë shumë bukur. Vijmë vazhdimisht këtu se na pëlqen shumë. Koha është shumë e bukur dhe uji është shumë i ngrohtë”, shprehen ata.

Ndërkohë ka dhe nga ata shqiptarë të mërguar herët jashtë trojeve të veta dhe kanë nostalgji për të parë dhe shijuar nga afër qetësinë, kaltërsinë e ujërave, cilësinë e shërbimit, pra vendin e tyre i cili po zhvillohet dita ditës.

Saranda ngelet padyshim vendi i preferuar i turistëve shqiptarë dhe atyre të huaj, të cilët preferojnë që të rikthehen dhe të shijojnë sërish plazhet mahnitëse dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.

Gazetare: L.Fili 

/rtsh.al/