RTSH 24 Live

Muzikë

Sanremo 2023/Nostalgji me hitet më të bukura italiane

02/02/2023

Sanremo 2023/Nostalgji me hitet më të bukura italiane

Disa ditë para fillimit të Festivalit Sanremo 2023, Amadeus ka zbuluar të gjitha duetet që do të shohim në skenën e Aristonit. Në skenë nga 7 në 11 shkurt, festivali do të shohë 28 artistë.

Në mbrëmjen e së premtes, këngëtarët do të performojnë në duete me hitet me te bukura te viteve 60,70, 80 dhe 90 duke premtuar një shfaqje me vlerë të madhe.

Festivali i Sanremos 2023 ndahet në pesë mbrëmje. Gjatë tre netëve të para do të interpretojnë 28 artistët në konkurim. Nata e katërt u kushtohet dueteve dhe gjatë natës së pestë do të zgjidhet fituesi.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

Lista e plotë e këngëtarëve dhe hiteve më të bukura ndër vite italiane

Ariete me Sangiovanni 'Centro di gravità permanente' nga Franco Battiato

Articolo 31 me Fedez një medley nga Articolo 31

Colapesce Dimartino me Carla Bruni 'Azzurro' nga Adriano Celentano

Colla Zio me Ditonellapiaga 'Salirò' nga Daniele Silvestri

Coma_Cose me Baustelle 'Sarà perché ti amo' nga Ricchi e Poveri

Elodie me BigMama 'American Woman'

Gianluca Grignani me Arisa 'Destinazione Paradiso' nga Grignani

Gianmaria me Manuel Agnelli 'Quello che non c'è' nga Afterhours

Giorgia me Elisa një medley nga 'Luce' e 'Di sole e d'azzurro'

Cugini di Campagna me Paolo Vallesi nje medley 'La forza della vita' e 'Anima mia' nga repertorët respektiv

Lazza me Emma dhe Laura Marzadori 'La fine' nga Tiziano Ferro

LDA me Alex Britti 'Oggi sono io' nga Britti

Leo Gassmann me Edoardo Bennato dhe Quartetto Flegreo një medley nga Bennato

Levante me Renzo Rubino 'Vivere' nga Vasco Rossi

Madame me Izi 'Via del Campo' nga Fabrizio De Andrè

Mara Sattei me Noemi 'L'amour toujour' nga Gigi D'Agostino

Marco Mengoni me Kingdom Choir 'Let it be' nga Beatles

Modà me Le Vibrazioni 'Vieni da me' nga Vibrazioni

Mr. Rain me Fasma 'Qualcosa di grande' nga Lunapop

Olly me Lorella Cuccarini 'La notte vola' nga Cuccarini

Paola & Chiara me Mark & Kremont nje medley nga Paola & Chiara

Rosa Chemical me Rose Villain 'America' nga Gianna Nannini

Sethu me Bnkr44 'Charlie fa il surf' nga Baustelle

Will me Michele Zarrillo, 'Cinque giorni' nga Zarrillo

Shari me Salmo një medley nga Zucchero Fornaciari

Tananai me Don Joe 'Vorrei cantare come Biagio' nga Simone Cristicchi

Ultimo me Eros Ramazzotti nje medley nga Eros Ramazzotti