RTSH 24 Live

Kosova

Samiti/ Osmani: BE të flasë me vepra për liberalizimin e vizave për Kosovën! Vuçiç hoqi dorën e bashkëpunimit

06/12/2022

Samiti/ Osmani: BE të flasë me vepra për liberalizimin e vizave për Kosovën! Vuçiç hoqi dorën e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama, për të marrë pjesë në samitin e BE-Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e saj para mediave, Osmani deklaroi se samiti është një sipërmarrje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe nga Ballkani Perëndimor.

Osmani u shpreh se Kosova ka treguar përkushtim ndaj vlerave të BE në çdo veprim që ka ndërmarrë kur bëhet fjalë për 100% harmonizim për çdo politikë të jashtme. Sipas Osmanit, BE duhet të flasë me vepra lidhur me liberalizimin e vizave.

Më lejoni të them se jam e lumtur që gjendem në këtë samit, sipërmarrje e rëndësishme nga BE-Ballkani Perëndimor. Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë jam këtu si udhëheqësja e një vendi më pro evropian që ekziston dhe në këtë kuptim ne kemi treguar këtë përkushtim nga BE dhe vlerave të BE në çdo veprim që kemi ndërmarrë kur vjen fjala te 100% harmonizim me BE për çdo politikë të jashtme. Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë dhe refuzimin e çdo influence malinje. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët, në vepra për liberalizimin e vizave. Kosova do paraqesë aplikimin për anëtarësimin në BE në fund të vitit dhe shpresojmë për mbështetje të plotë.

Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nuk është vendi për dialog dhe negociata mes Serbisë dhe Kosovës, është një proces që duhet të mbrojë dhe ruajë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues.

Në të njëjtën kohë ajo që ndodh është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ecur përpara me çeljen e bisedimeve për anëtarësim dhe po kështu ka patur vendim nga ambasadoret e BE për mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë dhe do u bëjmë thirrje udhëheqësve do të votojnë në favor të konkuluziuoneve të 15 dhjetorit në takimin e këshillit. Do jep hap përpara për të përçuar një mesazh te Ballkani Perëndimor që vlen nëse je krah vlerave të BE.

Ose je krah Ukrainës ose je krah Rusisë. Kjo duhet të vlejë. Ky është sinjali që BE duhet ti dërgojë BP. Të qëndrosh në krahun e duhur të historisë sot është më e pakta që duhet të vlejë”, tha Osmani.

Më tej ndalur te tensionet me Serbinë, Osmani  u shpreh se Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi.

Për fat të keq Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi. Kjo mendësi çoi në luftën dhe vrasjen e 150 mijë civilëve. Dhe mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Të presim që siguria të kryejë punën e saj. Ajo çfarë po tregon Kosova është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, hoqi dorën e bashkëpunimit”, tha Osmani.

/rtsh.al/