RTSH 24 Live

Politikë

Samiti në BE, Rama: Çështja bullgare, turp për Evropën! Po marrin peng 2 vende të NATO-s dhe Unioni vetëm sheh

23/06/2022

Samiti në BE, Rama: Çështja bullgare, turp për Evropën! Po marrin peng 2 vende të NATO-s dhe Unioni vetëm sheh

“Ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”. Kështu deklaron Kryeministri Rama pak para samitit të BE që do mbahet në Bruksel. Kreu i qeverisë shkruan se çështja bullgare është një turp për Evropën.

Ditën e djeshme, parlamenti bullgar rrëzoi qeverinë, duke ‘thelluar’ ngërçin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Kreu i qeverisë Rama shkruan në rrjetin social Twitter se teksa Ukraina prej 4 muajsh përballet me agresionin rus, Bullgaria mban ‘peng’ Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nën mbikqyrjen e 26 vendeve të Bashkimit Evropian që siç thotë ai, ‘qëndrojnë në një shfaqje të frikshme impotence’.

Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë pak pas mbërritjes në Bruksel, Rama ka deklaruar për mediat se nuk ka asnjë pritshmëri për zgjidhjen e çështjes bullgare dhe ënse një gjë e tillë ndodh, theksoi ai, do mjetë motiv për të marrë frymë lirisht nga pengmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por sigurisht që nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë të kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin", tha Rama.

/rtsh.al/